Lajme

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Pejë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Të shtunën, në Pejë është arrestuar një burrë i cili kishte sulmuar zyrtarët policorë derisa ishin duke kryer detyrën e tyre.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë ishin duke shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -pronar i një mobil-shopi  pasi që i njëjti ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës, duke shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik”, thuhet në njoftim.

Policët gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje./Shqip.com