Sulm fizik në Fakultetin e Mjekësisë
Një sulm fizik ka ndodhur sot gjatë ditës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Lajmin për Shqip.com e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
‘’Sot rreth orës 14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht’’ ka thënë nga Policia e Kosovës.
Po ashtu është bërë e ditur se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në të dhënat fillestarë është bërë e ditur se nga lëndimet trupore të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor.
‘’Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person ( femër), e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor’’ thonë nga Policia e Kosovës.
Burime të Shqip.com kanë thënë se personi që është sulmuar është Profesoresha Hatixhe Popovci.
Shqip.com ka tentuar të kontaktojë Pupovcin, por që e njëjta nuk e ka hapur telefonin. Pupovci njëherit është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Dukagjin Pupovci./Shqip.com