Sule mund të largohet nga Bayern Munchen
Publikuar:
(09.07.2021 13:43:43)
Mbrojtësi i Bayern Munchen, Nicklas Sule mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, transmeton Shqip.com.
Sipas “Kicker”,Sule mund të largohet pasi kontrata e tij me bavarezët skadon në fund të sezoni 2021-22.
Bisedimet mes dy palëve janë duke vazhduar, megjithatë, Bayern është i hapur ta shes 25-vjeçarin nëse nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Mbrojtësi gjerman u transferua te Bayerni në vitin 2017 nga Hoffenheim.
Që atëherë ai ka zhvilluar 86 paraqitje me skuadrën gjermane./Shqip.com