Kulturë Kino

Suksesi i kinematografisë së Kosovës, festohet në Tiranë për nder të pavarësisë

Për nder të pavarësisë së Kosovës, në Tiranë do të festohet suksesi i kinematografisë së Kosovës.

Ky program i filmit kosovar është në bashkëpunim me qendrën kulturore Tulla në Tiranë.

Ky program do të shfaq filma kosovar që fituan çmime nga Sundance-i e Roterdam-i, festivali i Kanës, e deri në Tallin e Hong Kong.

Ndërkaq, programin kinematografik e ka bërë të ditur Qendra e Kinematografisë së Kosovës.

Programi përmban, ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri – 14 shkurt, ‘Cirku Fluturues’ nga Fatos Berisha – 15 shkurt, ‘Në mes’ dhe ‘Pa vend’ nga Samir Karahoda – 16 shkurt, ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli – 17 shkurt, dhe ‘Në kërkim të Veneres’ nga Norika Sefa – 19 shkurt.