Lajme Botë

Suedia shpreson t’i bashkohet NATO-s në samitin e muajit korrik

NATO, Suedia dhe Finlanda

Suedia shpreson t’i bashkohet NATO-s në muajin korrik, kohë kur do të mbahet samiti në Lituani.

Ai do të jetë vendi i dytë – pas Finlandës – që do të heqë dorë nga politika e kahershme neutralitetit ushtarak dhe do t’i bashkohet NATO-s në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Finlanda, e cila ndan një kufi me Rusinë, u bashkua në muajin prill, raporton skynews.

Por, anëtarësimi i Suedisë është shndërruar në çështje diplomatike pas kundërshtimit të Turqisë dhe Hungarisë.

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom tha se “Nuk do të ketë asnjë plan B apo diçka të tillë. Plani B është plani A – ky është anëtarësimi i plotë në NATO dhe kjo është ajo për të cilën unë dhe qeveria do të punojmë deri në Vilnius”.

Ndryshe, Turqia ka bllokuar anëtarësimin e shtetit suedez pasi po kërkon dorëzimin e kurdëve të akuzuar për terrorizëm.

/Shqip.com