Sport Shqiptar

Suedia mposht Kosovën U20

Kosova është mposhtur nga Suedia me rezultat të thellë 81:69, në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, për meshkuj U20.

Në ndeshjen që u zhvillua në Gjeorgji, periudha e parë ishte e barabartë dhe përfundoi me shifrat 16:13 për Dardanët.

Por në çerekun e dytë suedezët filluan një seri të suksesshme, duke shkuar në pushim me shifrat 39:31.

Ndërkohë, dy çerekët e pjesës së dytë ishin të barabartë, por skuadra kundërshtare u tregua më e vëmendshme, duke i fituar dhe sfida përfundoi 81:69.

Te Kosova, Drilon Shala dhe Dion Sheqiri shënuan nga 13 pikë, kurse Fatlind Shoshaj shtoi 10.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova e zhvillon ndaj Maqedonisë Veriore, të dielën nga ora 12:30, ndërsa më pas do të përballet me Gjeorgjinë dhe Austrinë./Shqip.com