Sport Ndërkombëtar

Suarez pritet që së shpejti të zyrtarizohet te Gremio

PARTIDO

Gazetari Cesar Luis Merlo ka raportuar se tashmë është arritur marrëveshja verbale mes palëve.

Ai gjithashtu bëri të ditur se përfaqësuesit e klubit dhe futbollisti tani po punojnë për të finalizuar marrëveshjen e diskutuar.

Suarez thuhet se do të jetë më i paguari në klub, teksa ai do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare.

Gremio së fundmi siguroi rikthimin në elitën e futbollit brazilian.

Sulmuesi 35-vjeçar së fundmi ishte pjesë e klubit të tij të fëmijërisë, Nacional, me të cilën e fitoi titullin e kampionit në Uruguai.

/Shqip.com