Sport Ndërkombëtar

Suarez i ofrohet Dortmundit

Luis Suarez

Rrugët me Atletico Madridin i ndau në fund të sezonit të kaluar dhe që nga atëherë ka mbetur pa skuadër.

Por, Luis Suarez i është ofruar Borussia Dortmundit – sipas SkySportDe.

“El Pistolero” mund të jetë zëvndësues i Sebastian Haller, i cili është diagnostifikuar së fundmi – me kancer në testikuj.

Uruguaiani ishte në radarin e River Plates dhe Aston Villës – por vetëm raportime të merkatos.

Teksa, kohë më parë vetë ai – kishte deklaruar se dëshiron të luaj në Evropë.

35 vjeçari zhvilloi po aq ndeshje – në kampionatin e fundit të La Ligës, teksa shënoi 11-të gola dhe asistoi dy herë./Shqip.com