Sport Ndërkombëtar

Suarez i bashkohet Messit në SHBA

Lionel Messi dhe Luis Suarez gjatë ndeshjes në ish-klubin e tyre, Barcelona

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se transferimi i Luis Suarez te Inter Miami ka mbetur vetëm të zyrtarizohet.

Kontrata është e gatshme pas akordit verbal mes dy palëve që u arrit para një muaji, ku Suarez do të nënshkruajë një marrëveshje një vjeçare.

Po ashtu, në marrëveshje është përfshirë opsioni për ta rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër.

/Shqip.com