Sport Ndërkombëtar

Suarez drejt vendimit të vështirë

Luis Suarez u ka thënë zyrtarëve të Gremios se po mendon të lërë futbollin për shkak të dhimbjes në gjurin e djathtë, edhe pse gjithçka është e hapur. Brazilianët, nëse i ndërpresin kontratën uruguaianit, do të vendosin një klauzolë për t’u kompensuar financiarisht nëse ai vazhdon në një ekip tjetër.

Sulmuesi 36-vjeçar po përballet me probleme me gjurin e djathtë, aq sa po mendon të mos e vazhdojë më futbollin, pasi po ka problem edhe me rutinën me familjen. Problemi është se të dyja palët janë nën kontratë deri në dhjetor 2024 dhe do të duhet të gjejnë raportin e artë për të përfunduar partneritetin e tyre.

Gremio synon të përfshijë një klauzolë në zgjidhjen e kontratës, në të cilën do të marrë para, nëse Suarez arrin marrëveshje me një ekip. Inter Miami mund ta marrë uruguaianin, duke pasur tashmë në radhët e tyre mikun e tij shumë të mirë, Lionel Messin.

/Shqip.com