Lajme

Stuhi shiu e breshëri – moti për sot

Moti me breshër/ilustrim

Moti sot gjatë ditës pritet të mbajë me rrebeshe shiu e bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat mund të lëvizin në mes 12 dhe 37 gradë Celcius.

“Gjatë vikendit parashihen kushte tjera meteorologjike, kjo si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë./SHQIP.com