Lajme

Stuhi në Prishtinë, Rama u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Qyteti i Prishtinës është duke u përballur me nje stuhi të fortë, të shtunën pasdite.

Kryetari, Përparim Rama, u ka bërë thirrje qytetarëvë që të kenë kujdes gjatë lëvizjes me automjete.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjete, dhe të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme, për shkak të kushteve atmosferike”, ka shkruar Rama në Facebook.

Tutje, ai tha se “jemi në terren dhe në gatishmëri të qytetarëve”

/Shqip.com