Art Jetese

Studimi i fundit: Vegjetarianët janë më të rrezikuar nga sulmi në tru

Hulumtuesit kanë zbuluar se vegjetarianët janë më të rrezikuar të pësojnë sulm në tru sesa konsumuesit e mishit.

Shkencëtarët e universitetit të Oksfordit, të cilët i kanë analizuar 50,000 persona për 18 vjet, besojnë se konsumimi i ulët i vitaminave nga mishi mund ta shtojë rrezikun për sulm në tru.

Akademikët kanë zbuluar se vegjetarianët dhe veganët janë 20% më të rrezikuar për nga sulmi në tru.

Në këtë studim, vegjetarianët dhe veganët kanë pasur nivele më të ulëta të vitaminave kyçe – siç është vitamina B12 – dhe kjo mund ta shpjegojë këtë ndërlidhje mes sulmit të trurit dhe mos konsumimit të mishit.

Vlen të ceket se dietat vegjetariane dhe vegane janë në rritje.

/Shqip.com