Teknologji Auto

Studim: Hiqni dorë nga navigacioni, është i rrezikshëm

Një studim i publikuar kohëve të fundit, ka ardhur në përfundimin se përdorimi i aparateve apo aplikacioneve për navigacion gjatë drejtimit të automjetit, ndikon në fikjen e pjesës së trurit, e cila është përgjegjëse për t’iu orientuar në hapësirë.

Shkencëtarët kanë ndjekur aktivitetin e trurit te 24 persona të moshës midis 20 dhe 35 vjeç, të cilët me veturë është dashur “të arrijnë” në disa lokacione në Londrën Perëndimore, duke përdorur video-simuluesin, llojin e veçantë të lojës së drejtimit të automjetit.

Gjysma e tyre ka mundur të përdorë navigacionin, ndërkaq gjysma tjetër ka përdorur navigacionin brenda aparatit simulues.

Ky studim ka rezultuar që kandidatët, të cilët janë detyruar të drejtojnë veturën “sipas ndjenjës”, kanë pasur aktivitet të shtuar elektrik në pjesën e trurit të quajtur hipokampus, e cila është përgjegjëse edhe për prodhimin dhe krijimin e kujtesës.

Te pjesa tjetër, e cila ka përdorur navigacionin, aktivitete nuk ka pasur, ndërkaq shkencëtarët besojnë që në shtigje të gjata navigacioni thjesht zvogëlon mundësinë e orientimit në hapësirë.

Prandaj, përmbajuni udhëzimeve majtas-djathtas dhe orientohuni sipas ndjenjës, më mirë është për trurin.

/Shqip.com