Lajme Botë

Studim: Ftohja e zakonshme mund të japë njëfarë mbrojtje ndaj COVID-19

Ftohja e zakonshme mund të ofrojë njëfarë mbrojtje edhe kundër Coronavirusit, sugjeron hulumtimi.

Studimi në shkallë të vogël, i botuar në Nature Communications, përfshiu 52 individë që jetonin me dikë që sapo ishte infektuar me COVID-19.

Ata që kishin zhvilluar një “bankë memorie” të qelizave specifike imune pas një ftohjeje – për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve të ardhshme – dukeshin më pak të prirur për t’u prekur nga Covid.

Ekspertët thonë se askush nuk duhet të mbështetet vetëm në këtë mbrojtje dhe vaksinat mbeten kyçe.

Por, ata besojnë se gjetjet e tyre mund të ofrojnë një pasqyrë të dobishme se si sistemi mbrojtës i një trupi lufton virusin.

COVID-19 shkaktohet nga një lloj Coronavirusi, dhe disa ftohje shkaktohen nga Coronaviruse të tjera – kështu që shkencëtarët kanë pyetur veten nëse imuniteti ndaj njërit mund të ndihmojë me tjetrin.

Por, ekspertët paralajmërojnë se do të ishte një “gabim i rëndë” të mendosh se kushdo që kishte pasur së fundmi një ftohje mbrohet automatikisht nga Coronavirusi pasi jo të gjithë shkaktohen nga Coronaviruset./SHQIP.com