Lajme Ballkan

Studentët serbë: Do bllokojmë institucionet

Foto: V. Radovanoviq / Danas
Foto: V. Radovanoviq / Danas

Studentët serbë të cilët kanë organizuar disa protesta radhazi kundër propozimit franko-gjerman, kanë paralajmëruar sot nga Beogradi se do të bllokojnë institucionet.

Në protestën para objektit të Fakultetit Filozofik studentët deklaruan se u kanë dërguar e-mail të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë për të shprehur mendimin e tyre për planin dhe për të nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për atë që pretendojnë se është shkelje e Kushtetutës.

Kujtojmë se mes Serbisë dhe Kosovës u arrit një marrëveshje në takimin në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiq, shefit të BE-së për politikën e jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. /Danas

/Shqip.com