Lajme

Studentët detyrohen të han iftar në oborr, shkak i mungesës së kapaciteteve

Menza e studentëve

Kështu duket menza e studentëve në Prishtinë në kohën e iftarit.

Mbi një mijë studentë janë duke agjëruar Ramazanin, por salla e menzës ka kapacitet vetëm për 700 ulëse.

Për të zënë vend, ata duhet të garojnë se kush arrin i pari.

E ata që nuk arrijnë ta zënë një ulëse, iftarin edhe mund ta presin në oborr.

Se studentët detyrohen ta presin iftarin edhe në kopsht, e pranon edhe shefi i ndërrimit, Avdylrrahman Behrami.

Behrami thotë se nga 4 linjat që studentët furnizohen me ushqim, njëra është kthyer shërbimi për ta marrë me vete.

Deri më 11 prill studentët nuk janë pajisur me shujta as për syfyr.

Por, pas kërkesave të vazhdueshme të tyre, Qendra e Studentëve ka njoftuar se studentët do t’u ofrohen shujta me ushqim edhe gjatë kohës së syfyrit./Shqip.com