Sport Shqiptar

Struga mposhtet në shtëpi

Struga ka pësuar humbje me rezultatin 0-1 nga Breidablik në stadiumin e Ohrit, në ndeshjen e vlefshme për raundin “play off” të Ligës së Konferencës.

Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro shënoi sfidën në minutën e 28-të me Shabanin, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për faul. Ndërsa në minutën e 35-të Gunnlaugsson zhbllokoi sfidën dhe u dha epërsinë mysafirëve, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë Struga diktoi gjatë gjithë kohës ritmin dhe ishte në disa raste pranë golit të barazimit, por fati nuk ishte në anën e saj. Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Strugën që në Islandë duhet të fitojë me një diferencë prej dy golash, ose me një gol dhe të fitojë me penallti, që të mundet të kalojë në raundin e grupeve të Conference League.

/Shqip.com