Stresi tregon se a do pranonte të bëhej pjesë e “Big Brother”

Big Brother Vip” tashmë është shndërruar në spektaklin më të ndjekur të momentit.
E gjithë kjo pasi që është kthyer në një temë diskutimi për shikuesit si dhe për personazhet e njohur të ekranit, duke qenë se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka figura “Vip” të showbiz-it shqiptar.
Për këtë temë është pyetur së fundmi edhe Stresi, i cili ka hapur opsionin pyetje përgjigje për fansat e tij.
Ai ka treguar dy arsye pse nuk do të dëshironte që ta provonte këtë eksperiencë.
Reperi ka publikuar në InstaStory një foto të Donaldit, dhe ka shkruar se njëra arsye pse nuk do të bëhej pjesë është se aktori është banor i shtëpisë, duke shtuar se ai është i duhuri për atë format.

Po ashtu ai tregoi se ky program nuk është i përshtatshëm për të, pasi që ai nuk është për eksperimente.
Kujtojmë që Stresi që një kohë të gjatë ka qëndruar në Londer dhe së fundi është pyetur për punën që ai bënë atje.
Reperi ka thënë që shokët e tij kanë disa biznese që më pas personazhet në studio kanë filluar të qeshin me përgjigjen e tij./SHQIP.com