Rozë

Stresi tregon arsyen pse përfundoi në spital

Reperi, Stresi

Reperi nga Shqipëria, Stresi ka treguar se gjatë ditës ka vizituar një nga spitalet e Londër, shkruan SHQIP.

Stresi përmes një postimi në Instagram ka thënë se mbas 34 vitesh është hera e parë që i është drejtuar doktorit.

Ai ka treguar se ka shkuar t’i bëjë të gjitha analizat, meqë rast ka bërë apel që t’i thonë stop duhanit dhe alkoolit.

“Sot mbas 34 viteve. Dhe për herë të parë mora iniciativën të shkoj tek një ndër doktorët me të mirë në Londër. Bëme të gjitha analizat e përgjithshme. Stop duhanit dhe alkoolit të tjerat i kemi si me lind sot”, shkruan Stresi.

Përndryshe, projekti i fundit nga reperi është “Po foli i fundit”.

Ky projekt që nga lansimi ka marrë rreth 3 milionë klikime në platformën, Youtube./SHQIP.com