Rozë

Stresi thotë se fle në krevat me vajzat më të bukura shqiptare, përmend edhe Morenën

Stresi është një nga banorët më të komentuar që nga hyrja në Big Brother.

Ai është duke u komentuar që nga jeta private e deri tek konfliktet që ka pasur me disa nga estrada.

Së fundi ai ka thënë se njerëzit janë duke e keqinterpretuar shumë, ku i thotë Andit se ka shoqëri të ngushtë me femrat më të bukura shqiptare, madje ai tha se fle në krevat me ato.

“Më kanë vëlla të madh, e dinë çfarë respekti kam për ato dhe për të gjitha femrat shqiptare. Unë fle edhe me Morenën se e kam si motër”, u shpreh artisti.

E gjithë kjo erdh pas konfliktit që ndodhi mbrëmë në lidhje me veshjen e vajzave.

/Shqip.com