Rozë

Stresi surprizon me veprimin ndaj Noizy-t

Noizy dhe Stresi

Dy rep-artistët e njohur, Stresi dhe Noizy, janë tejet të pëlqyer për zhanrin të cilin e interpretojnë.

Dyshja ndonëse e kanë parë vetëm konkurrent, për vite të tëra nuk kanë folur mes vete, por kësaj gjëje i kanë dhënë fund javë më parë duke u pajtuar.

Ata ditë më parë u bënë bashkë për një kauzë të veçantë duke zbuluar se do të ndërtojnë tre shtëpi për familjet në nevojë nga të ardhurat që mblodhën përmes një loje në TikTok.

Së fundmi, ka qenë Stresi i cili ka bërë një tjetër gjest ndaj reperit.

Ai ka postuar një vide në Instastory, ku shihet në makinë duke dëgjuar këngën e Noizy-t, “Nuk kanë besu”.

Mesa duket kjo këngë nuk ka qenë rastësore, por është një përgjigje për ata që nuk kanë besuar se do t’i jepnin fund përplasjeve. 

Dyshja tashmë mbajnë kontakt pothuajse të përditshme duke hyrë live në Instagram./SHQIP.com