Rozë

Stresi prezanton nënën për herë të parë, uron atë për 8 mars

Reperi, Stresi,

8 marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Në këtë ditë ka pasur urime të shumta për gratë dhe nënat, ku një të tillë e ka bërë edhe reperi, Stresi.

Ai ka uruar nënën e tij më fjalët më të zgjedhura.

“Ti je botë, ti je fryme ti je emocion nënë gëzuar e shtrenjta ime ti”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe Stresi ka një muaj që ka lansuar projektin më të ri në bashkëpunim me Ger.

Kënga e titulluar “Mafioz” deri më tani numëron mbi 2.3 milionë klikime./SHQIP.com