Rozë

Stresi në finale të BBVK-së, ky është veprimi i Noizyt

Pak ditë kanë mbetur nga finalja e Big Brother VIP Kosova.

Stresi, Artani, Juliana, Vdeati dhe Mbresa janë pesë banorët e edicionit të parë që kanë shkuar në finale.

Pasi që ditët po afrohen fansa dhe miq kanë filluar që të tregojnë të preferuarin e tyre, duke kërkuar vota për ta.

Një nga ta është edhe reperi, Noizy, i cili ka kërkuar nga fansat që të votojnë Stresin.

Sipas tij, ai është fitues i këtij edicioni.

/Shqip.com