Rozë

Stresi me hatërmbetje të madhe nga Artani – por, pse?

Banorët mbrëmë në Big Brother VIP Kosova kanë luajtur një lojë interesantë, ku I janë përgjigjur pyetjeve të publikut.

Gjatë radhës që kishte Stresi ai i është përgjigjur një pyetje interesantë të publikut, e cila u lexua nga Andi.

Andi ka kërkuar të dijë momentin më të vështirë të Stresit brenda aventurës së tij në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, ndërsa edhe përgjigjja e rep artistit, ishte plotësisht transparente – ku u shpreh i zhgënjyer nga Artani.

Ai tha se burrëria që i është përmenduar në prime pas videos si dhe mënyra se si është deklaruar për tonin e lartë të zërit janë gjërat që e kanë prekur atë.

“Nuk ka pasur moment më të vështirë se në Prime të kaluar edhe sonte, sepse po prap me atë person që po flas, që e kundërshtova edhe sonte është shoku ynë i mirë, Artani. Besoj që jam hapur shumë, por nuk kam bërë gabim sepse ky jam unë dhe kështu i hapem të gjithë atyre që më japin atë lloj dashurie siç ma ka dhënë ai.

Mendoj se është hera e dytë që Artani flet me tendencë, edhe zemra ime më thotë ‘Arkimed, zgjohu’. Zemra ime e din se si po rrah akoma aq shumë. Më ka quajtur ‘vëlla’, e doli të jetë lojë”, ka thënë tutje ai.

/Shqip.com