Rozë

Stresi mbështet një tjetër banore në BBVK2

Këtë të martë, një nga banoret e spektaklit televiziv “BBVK2”, Shqipe Hysenaj, është përlotur në oborrin e shtëpisë dhe i ka kërkuar produksionit t’i lëshojë këngën “Të du mom” të Stresit, pasi siç tregon ndjen mall për familjarët.

Stresi nga ana tjetër nuk ka pritur dhe e ka ndarë këtë moment me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, teksa tha se ka mbështetjen e tij.

“Shqipe Hysenaj bëhu e fortë. Kështu e ka “Big Brother”, askush s’të kupton pa e provuar. Suksese! Ke mbështetjen tonë “, u shpreh ai.

/Shqip.com