Rozë

Stresi kërkon nuse me letra

Reperi shqiptar është në kërkim të fatit.

Që pas ndarjes me Kejsin, Stresi është deklaruar beqar ani pse shpesh është përfolur për një rikthim të mundshëm me ish-partneren.

Së fundmi, ai ka folur edhe një herë rreth kësaj teme.

I ftuar në një intervsitë, Stresi u pyet edhe për jetën e tij private, ku u shpreh se nuk beson më në dashuri.

Ndër të tjera ai theksoi se tani e tutje dëshiron që partnerja e tij e ardhshme të jetë e huaj ose të jetojë jashtë Shqipërisë.

“Tani e mbrapa dua një nuse të huaj, ose që jeton jashtë. Sepse nuk besoj më në dashuri. Çfarë kam parë këtu…nuk dua të paragjykoj por është shumë e vështirë. Kjo është zgjedhja ime për partneren e ardhshme.”- tha ai në “Ftesë në 5.”

Stresi dje ka reaguar për lajmet për ish-partneren e tij ku u raportua se ajo punon si kamariere në një klub nate./Shqip.com