Rozë

Stresi i kërkon Noizyt dhuratë, ja si i përgjigjet ai

Pas disa keqkuptimeve dhe raporteve të ftohta Noizy dhe Stresi ka një vit që janë pajtuar.

Ata nuk po hezitojnë që kohë pas kohe t’i lëshojnë komente njëri-tjetrit në postimet në rrjetet sociale.

Stresi duket se nuk e ka aspak problem që të vishet me rrobat e linjës “Illyrianbloodline”, që është biznesi i Noizy-it për veshjet.

Në një postim në instagram ku shfaqet linja e kostumit Double Eagle 2022, Stresi kërkon një kostum dhuratë, të cilin Noizy ia premton me prioritet, madje duke e quajtur “familje”!

“Si s’na e dhatë 1 kostum dhuratë”, shkruan Stresi.

“I pari sa të dalë collection fam”, i përgjigjet Noizy.

Pajtimi i tyre erdhi pas 12 vitesh dhe tani raportet e tyre janë për tu lakmuar./Shqip.com