Rozë

Stresi i gatshëm të luftojë për Kosovën: Jam nip i Istogut

Pas tensioneve në veri të Kosovës, reperi i njohur shqiptar Stresi është shprehur i gatshëm që në rast se do të ndodh luftë mes Kosovës dhe Serbisë, do të luftojë për Kosovën.

Pas kësaj, ka pasur shumë komente e reagime nga ndjekësit e reperit, të cilët nuk e besonin që ai do të bëj një veprim të tillë.

Megjithatë, Stresi ka zbuluar se ka diçka që e lidh me Kosovën.

Me një koment të bërë në “Facebook” Stresi për herë të parë ka zbuluar se nëna e tij është me prejardhje nga Kosova, përkatësisht nga komuna e Istogut.

Ai shtoi se vjen nga një familje luftëtaresh me breza dhe se nëse ndodh luftë në Kosovë, emri i tij do të jetë i pari në listë.

“Shoh shume komente lloj lloj njerzish, disa nuk e din qe nena ime e shtrenjt është prej Istogu e dajt aty i kom, un vi prej familje luftetaresh me breza, Ishalla ska luft por emri im do jet i pari ne liste per kosoven tone”, shkroi ai.

Përndryshe për Stresin nuk është hera e parë që tregon gatishmërinë për ta mbrojtur Kosovën.