Rozë

Stresi dhe Keisi rikthehen bashkë? Ky detaj i thotë të gjitha

Stresi dhe Keisi siç duket sërish kanë gjetur rrugën për tek njëri-tjetri.

Së fundmi ata kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve duke shtuar dyshimet se janë përsëri bashkë.

Reperi ka publikuar këngën e re “M’ke harru” që duket dedikim për ish-partneren e tij.

Në këngë trajtohet historia e një dashurie të pa përfunduar teksa reperi shprehet se nuk do të gjejë më si partnerja e tij dhe premton se do jetë pranë saj gjithmonë.

Tutje, Keisi ka publikuar një video me këtë këngë në Instastory duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

Pas kësaj që po ndodh natyrisht që fansat presin deklaratën nga çifti./Shqip.com