Rozë Ndërkombëtar

Stresi bën plane për dasmën e tij, do ta ftojë edhe Ganen për të kënduar

Banori dhe finalisti i Big Brother VIP Kosova duket se do të martohet së shpejti.

Ai gjatë një diskutimi me banorët dhe ish-banorët e shtëpisë ka treguar për planet lidhur me dasmën e tij.

Ai u ka treguar atyre se ka plan që të martohet me Kejsin, bile shtoi se do ta ftojë që t’i këndojë në dasmë Ganja, ish-banore e BBVK-ës.

Ai madje ka treguar edhe traditat që do të ndjekë ai gjatë kohës që do të organizojë dasmën.

/Shqip.com