Sport Ndërkombëtar

Strakosha në planet e gjigantit evropian

Lëvizjet e portierëve nga një skuadër në tjetrën gjatë këtij afati kalimtar pritet të jenë të shumta dhe në këtë mes mund të përfshihet edhe Thomas Strakosha.

Andre Onana i Interit po pret vetëm zyrtarizimin te Manchester United pas largimit të David De Geas, ndërsa vetë zikaltrit duan të marrin zviceranin Sommer të Bayern Munchen, pasi në portë tashmë do të jetë Manuel Neuer, pas rikuperimit të plotë.

Kështu, bavarezët nuk do të kishin një portier të dytë cilësor, teksa skuadra luan afërsisht 50 ndeshje në sezon. Bayerni po shqyrton dy portierë të rinj për të qenë opsion rezervë dhe një ndër ta është edhe Strakosha.

Emri i gardianit të Kombëtares shqiptare ka dalë në radarin e gjigantëve bavarezë, të cilët nuk duan të shpenzojnë shumë për këtë pozicion. Siç raportohet nga “Sky Germany”, Strakosha dhe Dominik Kotarski janë diskutuar si alternativa të mundshme.

Strakosha e kaloi sezonin e fundit në Brentford, ku pati vështirësi për minuta, duke luajtur vetëm dy herë në gjithë vitin,.

Megjithatë, 28-vjeçari i Kombëtares shqiptare ka një eksperiencë të gjatë mbi supe me Lazion, duke numëruar 208 paraqitje, me 62 rrjeta të paprekura. Nuk dihet nëse vetë Strakosha do të pranonte të kalonte si portier i dytë të Bayern, apo të rikthehet në Itali si i parë, ku Lecce kërkon shërbimet e tij.

/Shqip.com