Strakosha mund t’i bashkohet “Djajve të Kuq”
Publikuar:
(10.07.2022 18:32:20)

“Teatri i Ëndrrave” mund të jetë shtëpia e re e Thomas Strakoshës.
Sipas “Daily Mail” Manchester United i është ofruar mundësia për të nënshkruar me gardianin shqiptar.
Strakosha – është lojtar i lirë sepse nuk e vazhdoi kontratën me Lazion dhe kjo po i “josh” edhe disa skuadra tjera – përveç United.
Në sezonin e fundit – ai zhvilloi 23 ndeshje në Serie A, duke e gjetur vetën shumë herë të ulur në stol.
Në total, 27 vjeçari e ka djersitur fanellën e Lazios 165 herë në elitën e futbollit italian. /Shqip.com