Sport Ndërkombëtar

Strakosha i bashkohet Brentfordit

Brentford ka konfirmuar transferimin e portierit shqiptar, Thomas Strakosha.

Strakosha kishte tërhequr interes nga Manchester United, por mësohet se 27-vjeçari dëshironte të ishte në garë për një vend në ekipin e parë dhe të jetonte në Londër.

Ajo vjen mes dyshimeve mbi të ardhmen afatgjatë të David Raya.

Raya dhe përfaqësuesit e tij mbajtën një takim me Brentford në maj për të diskutuar kushtet e një marrëveshjeje të re, por 26-vjeçari nuk e ka pranuar ofertën e tyre fillestare.

Thomas Frank tha për ardhjen e Strakoshës se ishte një transferim mbresëlënës.

“Jam i kënaqur që kemi arritur të nënshkruajmë me një portier të lartë. Ai ka qenë numër 1 te Lazio për një kohë të gjatë, gjë që është shumë mbresëlënëse. Ai ka luajtur në Serie A dhe në kompeticionet evropiane dhe do ta sjellë atë përvojë me vete. Ai përshtatet me modelin tonë të portierit dhe vjen në një mjedis të mirë me David Raya dhe Matthew Cox që shtyjnë njëri-tjetrin çdo ditë”, tha ai.

Reprezentuesi shqiptar ka qenë te Lazio që kur iu bashkua rangut të të rinjve në Romë në vitin 2012, dhe tani kalon në Premier League me një kontratë katërvjeçare.

Strakosha ka grumbulluar 208 paraqitje për Lazion në shtatë sezone në ekipin e parë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në 19 raste./Shqip.com