Sport Shqiptar

Strakosha gjithnjë e më afër Premier Leagues

Thomas Strakosha

E ardhmja e portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, pritet të jetë në Premier League.

Më kontratën që i skadon pas pesë muajsh, Strakosha tani është i lirë të nënshkruajë marrëveshje me klube të tjera dhe disa skuadra janë të interesuara për shërbimet e portierit.

Sipas mediave angleze, reprezentuesi i Shqipërisë tashmë është në kontakt me Watfordin.

Skuadra angleze i ka bërë një ofertë tërheqëse nga ana ekonomike, por vendimi i Strakoshës do të varet nëse Watfordi do të mund të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

Warfordi gjendet në vendin e 19-të, me vetëm 15-të pikë të grumbulluara dhe rrezikon rënien nga Premier League.

Të interesuar për shërbimet e shqiptarit janë edhe Newcastel United.

Largimi i 27-vjeçarit nga Lazio duket i pashmangshëm, pasi bisedimet për vazhdimin e kontratës kanë ngecur.

Strakosha ka qenë pjesë e skuadrës nga kryeqyteti që nga vitit 2012, ku fillimisht ishte pjesë e grupmoshave më të reja te skuadra italiane dhe nga viti 2016 ka qenë pjesë e ekipit të parë.

Këtë stinor ai ka luajtur vetëm në 15-të ndeshje në të gjitha garat, pas formës së mirë që ka kaluar portieri veteran, Pepe Reina.

Strakosha gjithsej me Lazion ka 192 paraqitje, duke e mbajtur portën e pa prekur në 58 raste./Shqip.com