Sport Ndërkombëtar

Strakosha drejt rikthimit në Serie A

ROME, ITALY - SEPTEMBER 01: Thomas Strakosha of SS Lazio kicks the ball during the Serie A match between SS Lazio and AS Roma at Stadio Olimpico on September 1, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Lecce arriti të mbijetonte në Serie A sezonin e fundit dhe tashmë kërkon të ndërtojë një ekip akoma më konkurrues, për të mos rrezikuar ashtu si në sezonin e fundit. Drejtuesit e klubit kanë pikasur edhe dy futbollistë shqiptarë.

Pas Ylber Ramadanit, Lecce kërkon edhe shërbimet e Thomas Strakoshës. Do të ishte një goditje nga klubi, duke marrë parasysh eksperiencën e Strakoshës në futbollin italian me më shumë se 200 ndeshje në Serie A me fanellën e Lazios.

Gardiani shqiptar shkoi te Brentford në Angli me parametra zero, ku firmosi një kontratë me rreth 2 milionë euro në sezon, por në Londër, portieri pothuajse nuk u pa në fushë dhe në janar kërkonte largimin nga ishulli britanik.

Lecce mund të jetë vitrina e duhur për të rikthyer Strakoshën në Itali dhe kjo do ishte gjithashtu e dobishme për Brentford, i cili duhet të gjejë një blerës për të shitur 28-vjeçarin që ka edhe dy vite të plota kontratë. Por për Lecce-n paga e portierit shqiptar është problem. Kështu që opsioni më i mundshëm është huazimi dhe klubi anglez të paguante një pjesë të pagës.

/Shqip.com