Strakosha dhe Lazio mund t’i ndajnë rrugët
Publikuar:
(18.05.2022 13:44:57)

Ende nuk e ka vazhduar kontratën.
E ardhmja e tij është e mjegullt, pa shumë detaje.
Thomas Strakosha dhe Lazio mund t’i ndajnë rrugët në fund të sezonit.

Gardiani i kombëtares shqiptare dhe skuadra nuk po e gjejnë – gjuhën e përbashkët për të bashkëpunar përsëri.
Në këtë sezon – Strakosha ka zhvilluar 21 ndeshje në Serie A, duke e gjetur vetën shumë herë të ulur në stol.

Në total, ai ka djersitur fanelën e Lazios 163 herë në elitën e futbollit Italian.
27 vjeçari – ka qenë më herët i lidhur me një transferim të mundshëm në Premierligë te Newcastle United – por nuk ka diçka zyrtare./Shqip.com