Stoltenberg: Ukraina duhet të marrë mbështetje afatgjate

Vendet perëndimore duhet të jenë të përgatitura për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën, pasi Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Jens Stoltenberg thotë se mbështetja ushtarake do të siguronte mbijetesën e Ukrainës si një vend sovran dhe do ta detyronte Rusinë të ulet dhe të negociojë për t’i dhënë fund luftës.
Udhëheqësi rus akuzon Perëndimin se përdor Ukrainën për të shkatërruar vendin e tij.Raketat dhe dronët rusë kanë goditur Ukrainën në natën dhe ditën e Vitit të Ri.
Homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Putinin se fshihej pas trupave të tij në vend që t’i drejtonte ato.
Të paktën një person vdiq dhe dhjetëra u plagosën nga sulmet.
Sulmi nxiti zemërim dhe urrejtje në mesin e ukrainasve tashmë të lodhur nga fushata e pandërprerë ajrore e Rusisë, raporton BBC.
Lufta në Ukrainë ka nisur që nga 24 shkurti.
/Shqip.com