Lajme Botë

Stoltenberg: NATO nuk ka plane për të dërguar trupa në Ukrainë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. Foto: Reuters
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. Foto: Reuters

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca nuk ka plane të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë.

“Aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën. Ne e kemi bërë këtë që nga viti 2014 dhe kemi vepruar pas pushtimit në shkallë të gjerë. Por nuk ka plane për trupat luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë”, deklaroi Stoltenberg për The Associated Press.

Përpara një udhëtimi në Paris të hënën, ku zyrtarë të lartë nga mbi 20 vende diskutuan opsionet për të rritur ndihmën për Ukrainën, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, tha se disa po vlerësojnë nëse do të arrijnë marrëveshje dypalëshe për të dërguar trupa në Ukrainë për ta ndihmuar atë të përballojë pushtimin rus, shkruan The Guardian.

Fico tha se qeveria e tij nuk po planifikon të propozojë dërgimin e ushtarëve sllovak, por nuk dha detaje se cilat vende mund të konsiderojnë marrëveshje të tilla, apo çfarë do të bëjnë trupat në Ukrainë.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha të hënën se ai refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë, megjithëse tha se nuk ekzistonte konsensus për këtë hap.

/Shqip.com