Lajme Ballkan

Stoltenberg: Mbështesim Maqedoninë e Veriut në luftën kundër sulmeve kibernetike

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg

“NATO dhe aleatët e saj janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje teknike dhe bashkëpunim më të fortë për t’u ballafaquar me dezinformimin në Maqedoninë Veriut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Ai shtoi se NATO është gjithmonë aty për të mbështetur aleatët, siç po bën tani duke mbështetur Maqedoninë e Veriut për t’u ballafaquar me lloje të ndryshme të kërcënimeve hibride dhe kibernetike.

“Dëshiroj të lavdëroj Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për punën e shpejtë dhe të detajuar në zhvillimin e programit të bashkëpunimit për të cilin kemi rënë dakord”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se gjatë vizitës së ekipit të NATO-s në vend, me Qeverinë janë dakorduar hapat afatshkurtër dhe afatgjatë për mbrojtjen nga fushata hibride me të cilën po përballet vendi.

/Shqip.com