Lajme Ballkan

Stojkoviq-Vuçiqit: Ju ishit ministër i Millosheviqit kur u vra 7-vjeçarja Blerina Jashari

Çedomir Stojkoviq dje ishte tek varret e familjes Jashari në Prekaz. Ai edhe sot ka vazhduar me akuza në drejtim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Avokati dje ka bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari gjersa ka kërkuar edhe falje për krimet e kryera gjatë vitit 1999.

Ju ishit ministër në qeverinë e Millosheviqit kur u vra Blerina shtatë vjeçare. Nuk është turp të vendosësh lule mbi varrin e një vajze të atij kombi që ju personalisht e dehumanizuat në vitet 1998-1999 kur ishit Ministër i Propagandës së Millosheviqit”, ka shkruar juristi në platformën “X”.

“Sistemi i Millosheviqit ju shpëtoi nga arrestimi dhe dënimi me 20 vjet burg, duke fshehur dokumentet dhe provat për ju në vitin 2000”, shtoi më tutje ai.

/Shqip.com