Sport Ndërkombëtar

Stojkoviq kërkon që të mos pyetet për fyerjet që ua bëri shqiptarëve: Mos u zemëroni!

Serbia u eliminua nga Kupa e Botës “Katar 2022” në fazën e grupeve duke u mposhtur nga Zvicra me rezultat 3:2 në ndeshjen vendimtare.

Në këtë ndeshje u aktivizuan edhe dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilën shkëlqyen me Përfaqësuesen helvetike.

Tensionet, fyerjet dhe provokimet nga ana e serbëve e në veçanti trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, nuk kanë munguar.

Stojkoviq nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e njërit prej gazetarit në konferencën për shtyp në lidhje me emocionet dhe reagimet e tij në ndeshjen kundër Zvicrës.

Stojkoviq u pyet për fyerjen që e kishte bërë gjatë ndeshjes, ndaj të cilës ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) që është ankuar tashmë në FIFA.

Megjithatë, para se Stojkoviq të flet, ndërhyri zyrtari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili tha se konferenca ka të bëjë vetëm me futbollin dhe jo gjërat tjera.

Ndërkohë, fjalën e mori Stojkoviq, i cili tha se nuk ka asnjë koment në lidhje me pyetjet që iu bënë: e para për fyerjen e tij dhe e dyta për ankesën e FFK-së.

“Nuk kam koment për këto dy pyetje dhe mos u zemëroni. Nuk kam përgjigje”, tha shkurt Stojkoviq.

Serbia u eliminua nga Kupa e Botës “Katar 2022” në fazën e grupeve duke u mposhtur nga Zvicra me rezultat 3:2 në ndeshjen vendimtare.

Në këtë ndeshje u aktivizuan edhe dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilën shkëlqyen me Përfaqësuesen helvetike.

Tensionet, fyerjet dhe provokimet nga ana e serbëve e në veçanti trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, nuk kanë munguar.

Stojkoviq nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e njërit prej gazetarit në konferencën për shtyp në lidhje me emocionet dhe reagimet e tij në ndeshjen kundër Serbisë.

/Shqip.com