Sport Ndërkombëtar

Stevie G – nuk po i zgjidh dot problemet e Aston Villës

Steven Gerrard

Vetëm tri pikë – nga katër ndeshje të zhvilluara.

Tri herë është mposhtur.

Aston Villa e drejtuar nga legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard nuk po kalon momente të mira.

Kjo skuadër është mposhtur në shtëpi nga West Ham United – me rezultat 0-1.

Vendi i 15-të në tabelë është dëshmi që gjërat nuk po shkojnë mirë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në ndeshjen e sotme është lënduar Philippe Coutinho, i cili e lëshoi fushën e gjelbër para kohe.

Në 15-të takimet e fundit të Premierligës, Villa ka fituar vetëm tri herë.

Edhe më të vështira duken në letër – ndeshjet e ardhshme, pasi fillimisht do të përballen me Arseaalin, pastaj me Manchester Cityn.

Gerrard ishte emëruar trajneri i këtij ekipi – në nëtor të vitit 2021, ndërsa paraprakisht e drejtoi Rangersin – ku edhe e fitoi titullin e kampionit në Skoci./Shqip.com