Sport Ndërkombëtar

Steven Gerrard mbërrin në Dammam, pritet zyrtarizimi te skuadra e re

Steven Gerrard është parë në Arabinë Saudite teksa raportohet se është afër rikthimit në menaxhim.

Legjenda angleze është afër finalizimit të marrëveshjes me Al-Ettifaq.

Gerrard është parë këtë të hënë në qendrën stërvitore të këtij klubi, ku pastaj pritet edhe të nënshkruajë kontratën.

Trajneri anglez, bashkë me ndihmësit e tij, thuhet se panë nga afër klubin dhe patën takim me krerët e Al-Ettifaq.

43-vjeçari është pa skuadër që prej tetorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Aston Villa.

Steven Gerrard kishte udhëhequr edhe Rangersin, skuadër me të cilën ishte shpallur kampion në Skoci – sezoni 2020/21.

/Shqip.com