Sport Ndërkombëtar

Steven Gerrard kërkohet nga skuadra angleze

Steven Gerrard

Skuadra angleze Norwich City tashmë ka mbetur pa trajner pasi mbrëmë shkarkoi Dean Smith.

Norwich menjëherë është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Smith.

Kjo skuadër dëshiron që kreun e bankinës së skuadrës t’ia dorëzoj ikonës së Liveroolit, Steven Gerrard.

Gerrard tashmë është i lirë pasi kohë më parë u shkarkua nga Aston Villa, por duket se ish-mesfushori anglez, shumë shpejtë mund të bëhet me klub të ri.

Sipas medieve britanike, Norwich City, ka kontaktuar Gerrardin për ta shikuar mundësinë që Steven të merr drejtimin e Norwich City, pjesë e së cilës është edhe ylli kosovar Milot Rashica, i cili këtë sezon po luan tek Galatasaray në formë huazimi nga skuadra angleze.

/Shqip.com