Sport Ndërkombëtar

Stephen Mokoka e thyen rekordin botëror – në 50 kilometra

Stephen Mokoka

Atleti i Afrikës së Jugut, Stephen Mokoka ka thyer rekordin botëror të 50 kilometrave – për meshkuj duke përfunduar eventin ‘Nedbank Runified’ të mbajtur në Gqeberha (Afrika e Jugut) në kohën 2:40:13.

Mokoka, 37 vjeç dhe tre herë olimpik, bëri debutimin e tij në distancë pas më shumë se një dekade të specializuar në maratonë dhe ka arritur të përmirësojë me gati dy minuta rekordin inaugurues të vendosur nga etiopianja, Ketema Negasa në të njëjtin event – vitin e kaluar. (2 :42:07).

South Africa names team for World Athletics Half Marathon Championships  Gdynia 2020 | NEWS | World Athletics
Stephen Mokoka

“Jam i lodhur. Ishte një rrugë e gjatë, por më pëlqeu”, tha ai pas këtij momenti historik.

Kurse, në konkurencëne femrave – e para doli Amelework Fikadu Bosho – me kohë 3:04:58, pothuajse katër minuta përpara vendit të dytë, por 34 sekonda më pak se rekordi botëror. /Shqip.com