Lajme

Steinmeier përgëzon institucionet për agjendën anti-korrupsion kurse liston si sfidë dialogun me Serbinë

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin si dhe popullin kosovar me rastin e shënimit të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Steinmeier në letrën e urimit ka potencuar se Gjermania vazhdon të mbetet partner besnik i Kosovës.

Ai ka mirëpritur fokusin e Qeverisë së Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkaq në letër nuk ka lënë pa përmendur edhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.  

Sipas tij, dialogu me Serbinë është sfida më e madhe e politikës së jashtme të Kosovës.

“Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Veçanërisht afër na sjellin kontaktet e shumta personale, para se të gjithash ato të diasporës kosovare në Gjermani. Gjatë vizitës suaj shtatorin e shkuar në Berlin ne patëm mundësi të thelloheshim në aspekte të shumta të marrëdhënieve tona dypalëshe”

“Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst një rëndësi të madhe merr realizimi me vendosmëri i agjendës së rëndësishme të reformave të qeverisë suaj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky do të jetë një faktor qendror në krijimin e perspektivave për të rinjtë në Kosovë, forcimin e ekonomisë, investimet e reja si dhe hapjen e vendeve të reja të punës”

“Në të njëjtën kohë dialogu me Serbinë mbetet me gjasë sfida më e madhe e politikës së jashtme për Kosovën. Unë kam besim në angazhimin konstruktiv të qeverisë suaj për bisedimet e ardhshme në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE përmes të  Ngarkuari të Posaçëm Miroslav Lajçak, të cilin e mbështes me indje të plotë”, thuhet në letrën e urimit. /Shqip.com