Stefanoviq pas deklaratës së Osmanit: S’ka kufi mes Kosovës e Serbisë
Publikuar:
(08.07.2021 20:04:25)

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nabojsa Stefanoviq, ka thënë të enjten se “nuk ka kufi ndërmjet Kosovës e Serbisë”.
Kjo deklaratë e tij erdhi, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për gazetën kroate “Express”, ka thënë se “Nëse serbët kalojnë në kufirin e Kosovës do të përballen me ushtrinë amerikane”.
Por, sipas ministrit serb “është veç një vijë administrative që bën ndarjen mes Kosovës e Serbisë.
“Ekziston vetëm një vijë administrative me krahinën tonë jugore, e cila është një ndryshim i madh,” tha Stefanoviç për agjencinë e lajmeve serbe Tanjug.
Në atë intervistë, Osmani ka thënë po ashtu se “dialogu duhet të ketë qëllim vetëm njohjen e ndërsjellë”./Shqip.com