Sport Ndërkombëtar

Stefanos Tsitsipas e siguron biletën për në gjysmëfinale

Stefanos Tsitsipas

Është në mesin e katër më të mirëve.

Stefanos Tsitsipas është kualifikuar në gjysmëfinale të “Australian Open”.

Tenisti grek ka triumfuar kundër Jannik Sinner.

Në këtë takim, Tsitipas ishte superior në këtë takim – duke triumfuar me rezultat 3-0 në sete ( 6-3 6-4 6-2).

Ai tani do të përballet me fituesin e ndeshjes Daniil Medvedev – Felix Auger-Aliassime.

Për Stefanon kjo është hera e tretë në karrierë që kualifiokohet në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.

Por, këtë herë ai synon “ta thyej akullin” dhe të kualifikohet në finale.

Pas fitores, kundër Sinner, ai u shpreh tejet i gëzuar dhe i kanaqur me vetveten.

“Jam shumë, shumë i kënaqur me mënyrën se si shërbeva sot dhe përdora taktikat e mia.

Është pjesë e lojës. Asnjëherë nuk dini çfarë të prisni nga moti. E dija se po shkoja drejt drejtimit të duhur. U përpoqa të përshtatesha dhe thjesht funksionoi”, tha ai ndër të tjera.

23 vjeçari nuk e ka fituar asnjë titull Grand Slam dhe ky mund të jetë fillimi i një karriere të suksseshme.

Në gushtin e vitit 2021 ai është renditur i treti në ranglistën botërore – që e bën të jetë tenisti më i ri në top dhjetëshe. /Shqip.com