Lajme

Statovci kritikon Komunën e Prishtinës: Një vit vetëm rezultate negative

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka kritikuar Komunën e Prishtinës duke thënë se për një vit punë solli vetëm rezultate negative.

Përmes një postimi në Facebook, Statovci tha se këto rezultate kanë rënduar jetën e qytetarëve të Prishtinës.

“Këtu e një vit më parë, udhëheqja e re e Komunës së Prishtinës nisi punën e një mandati 4 vjeçare, si rezultat i zgjedhjeve në të cilat u bashkuan partitë politike për të parandaluar ndryshimin dhe zhvillimin që i duhej Prishtinës. Përtej premtimeve, një vit punë na shfaqi asgjë më shumë se sa rezultate tejet negative që e kanë rënduar e vazhdojnë ta rëndojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës”, shkroi Statovci.

Krahas kritikave, Statovci listoi edhe disa ‘dështim’ të Komunës së Prishtinë duke përfshirë edhe mungesën e investimeve kapitale.

“Komuna e Prishtinës, përtej të gjitha vështirësive me problemin e rritjes së çmimeve, ka shënuar një përqindje esktremisht të ulët të realizimit të projekteve kapitale. Prishtina këtë vit kishte një buxhet për investime kapitale në shumë prej 57.431,019 euro dhe nga kjo shumë është realizuar vetëm 9% deri në hyrjen e kuartalit të fundit të këtij viti”.

Deputetja e Vetëvendosjes e quan vendim negative edhe bllokimin e rrugës George Bush.

Udhëheqja e tanishme e Prishtinës, sipas Statovcit ka bërë kapjen e kompanive publike.

“Kujtojmë se me ardhjen në pushtet, filloi me veprimet për të kapur kompanitë publike dhe për t’i instaluar aty përfaqësues politik. Jo shumë kohë më parë, ish – këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, u emërua kryeshef i ‘Prishtina Parking’. Së fundi edhe një ish-kandidat për Asamble në Kuvendin Komunal të Prishtinës, nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emri më i ri në kuadër të emrimeve mbi baza partiake. Anëtar i LDK -së, së fundmi është emëruar Kryeshef Ekzekutiv të NPL “Sport Marketing” SH.A, ngjashëm kishim dhe situatën me Kryeshefin e Termokos”.

Tutje, Statovci listoi edhe mungesën e implementimit të planit për legalizimin e ndërtimeve si dhe vonesën e zgjidhjeve për transportin.

/Shqip.com